Report TV - Tiranë, në markete shiten lirshëm produkte ushqimore me probleme

  • 7 years ago
Një ditë pas publikimit të skandalit në Report TV se produkte të skaduara e falsifikuara tregtoheshin në shumë markete e supermarkete, dalin në dritë edhe probleme të tjera të sigurisë ushqimore.

Report Tv ka bërë një vëzhgim në disa supermarkete të Tiranës ku rezulton se shumë produkte ushqimore kanë probleme me cilësinë, janë të falsifikuara, nuk kanë të datat e skadencës, apo nuk janë paketuar e të mbahen në kushte optimale për produktin.

Rezulton se produkte të falsifikuara dhe me parregullsi vazhdojnë të qëndrojnë në këto markete.

Të dhënat janë të shënuara në një fletë A4 dhe në këtë qese të papërshtatshme paketimi.

Një tjetër produkt është ky paketim me miell misri. Pa vënë në dyshim cilësinë e tij konstatohet se ky produkt ka mungesë të të dhënave.

Orizi që shikoni importohet nga Greqia. Të dhënat e saj në gjuhën shqipe nuk dallohen qartë.

Recommended