Grevistët e urisë në Zharrëz nisën marshimin drejt Tiranës

  • 7 years ago
Ndryshuan formën e protestës por jo vendosmërinë për ti shkuar në fund. Ky është një marshimi i rrallë që imponon solidaritet.

Greva e urisë është pezulluar. Destinacioni është Ministria e Energjetikës. Në varësi të një reagimi të autoriteteve mund të ndalet marshimi ose të rinisë greva e urisë. Këtë herë në kryeqytet.

Banorët e fshatrave të njësisë administrative Zharrrëz nisen protestat dhe një grevë urie 3 javë më parë.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara dhe mjedisin nga ?Bankers Petroleum?, të cilën e akuzojnë për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Një muaj më parë pas lëkundjeve të fuqishme të tokës banorët nisën protestat dhe grevën e urisë por u ndalën me daljen e një vendimi qeverise që ngriti grupin e punës për zbardhjen e situatës.

Ky grup pune ende nuk ka dalë me një raport zyrtar ç?ka çoi banorët në një tjetër protestë dhe grevë urie. / TV KLAN

Recommended