Grevistët e Zharrës nisen drejt Tiranës

  • 7 years ago
Banorët e Zharrëzes së bashku me grevistet ndryshuan formën e protestës. Ata kanë pezulluar grevën e urisë dhe janë nisur në një marshim ne këmbë drejt Tiranës.

Banorët e fshatrave të njësisë administrative Zharrrëz nisen protestat dhe një grevë urie 3 javë më parë.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara dhe mjedisin nga ?Bankers Petroleum? të cilën e akuzojnë për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Një muaj më pare me vendim të qeverisë u ngrit edhe një grup pune I cili nuk ka dalë ende me një raport zyrtar ç?ka çoi banorët në një tjetër protestë dhe grevë urie.

/ TV KLAN

Recommended