Report TV - Trashëgimi kulturore, Rama: Jo vetëm burgjet, BE të financojë edhe kulturën

  • 7 years ago
Kryeministri Rama nga konferenca Ministeriale ?Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm? ka deklaruar se qeveria ka rritur buxhetin për kulturën, por nuk është asnjëherë mjaft.

Rama u shpreh gjithashtu se BE ka qasje pozitive ndaj kërkesës sonë që në financimet e veta mos e ketë vëmendjen si të ndërtojmë burgje të reja, gjykata, komisariate të reja policia, por si të sjellim pranë njerëzve sot bukuritë e të shkuarës dhe si të lidhim atë që sot ndërtojmë me ato bukuri.

Ai u shpreh se duhet të gjejmë rrugë për dialog dhe bashkëpunim me vendet e rajonit për një zhvillim të qëndrueshëm.

"Rritëm buxhetin për kulturën, por nuk është asnjëherë mjaft. Ka shumë gjëra që na lidhin në rajon dhe që janë sfida të përbashkëta për të cilat eksperienca e secilit mund të vlejë shumë për të shmangur përsëritjen e gabimeve, apo për të zhvilluar në një kohë më të shpejtë probleme të ngjashme" tha ai.

Rama theksoi se ka një degradim të pakuptueshëm të raportit me të bukurën dhe se rajoni ynë jeton prej vitesh nën agresionin e të shëmtuarës.

"Më mundon një pyetje. Si ka mundësi që të parët tanë ndërtonin shumë bukur sesa ndërtojmë ne, degradim i dhimbshëm.

Agresioni i të shëmtuarës na ka varfëruar dhe kjo rendje në rrugën e një zhvillimi të paqëndrueshëm për qëllime afatshkurtra na ka pamundësuar që jo vetëm të kemi një reflektim të thellë, por edhe qasje strategjike ndaj të bukurës".

Recommended