Takohen liderët shqiptare në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë shqiptare ne Maqedoni nuk kane marre ende nje vendim per një koalicion te mundshëm me partine e Zoran Zaev. Disa prej tyre jane mbledhur kete te shtune ne Shkup per te diskutuar per kete çështje. Ne bisedime jane përfshire kryetari i BDI, Ali Ahmeti, përfaqësuesi i Aleancës per Shqiptaret, Ziadin Sela dhe politikane te tjere nga keto forca, ndërsa Levizja Besa dhe PDSH nuk kane marre pjese ne te. Takimi kësaj here është thirrur nga Sela dhe është i dyti qe ai zhvillon me kryetarin e BDI brenda pak ditësh. Ne fokus te takimit është ligji per gjuhen shqipe, nga i cili partitë shqiptare nuk heqin dore dhe kete BDI ia ka bere te qarte liderit socialdemokrat Zaev. Dy dite me pare BDI dorëzoi nje material me vërejtjet per përdorimin e shqipes e qe po shqyrtohet nga LSDM. Zaev u shpreh se asnje kërkese qe eshte ne përputhje me kushtetutën e vendit dhe ne shërbim te nevojave te përditshme te shqiptareve, nuk do te kundërshtohet nga LSDM. Megjithatë deri tani nuk eshte arritur asnje marrëveshje dhe duket se gjithçka ka ngecur tek gjuha shqipe.

Recommended