Hoti dhe Vuçiç sot takohen online - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.Kosova përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçic.Në takim pritet të marrë pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Hoti dhe Vuçic do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Ky dialog është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës mallrave të importuara nga Serbia.Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut./R.E.L
Recommended