Report TV - Porti i ri i peshkarexhave në Durrës jashtë funksionit

  • 7 years ago
Dy vjet më parë, në Durrës është ndërtuar një port i ri në të cilin do të ankoroheshin të gjitha peshkarexhat, por sot ky port është jashtë funksionit pasi bankinat e ndërtuara nuk janë të përshtatshme për ankorimin e peshkarexhave.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, një vit më parë kishte premtuar për përshtatjen e bankinave, por edhe sot e kësaj ditë akoma nuk është bërë asgjë.

Kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga përfundimi i punimeve në portin e ri të peshkimit në Durrës, por pavarësisht se është i përfunduar ai vazhdon të jetë jashtë funksionit për të cilin u projektua.

Për ndertimin e këtij porti janë investuar 11 milion dollarë të siguruara nga një kredi e Bankës Islamike dhe një pjesë nga buxheti i shtetit. Pavarësisht kostos, peshkarexhat e kanë të pamundur që të ankorohen në bankinat e tij pasi ato janë të papërshtatshme për këtë qëllim.

Recommended