Report TV - Zbulimet arkeologjike në Durrës Gjuzi:Duhet të flasin institucionet

  • 7 years ago
Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi në një intervistë në studion e Report Tv u shpreh se aktualisht 10 mijë ndërtime informale në zonën arkeologjike A dhe B janë bllokuar dhe presin dritën jeshile nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

?Nga 18 mijë dosje, 10 mijë ndërtime informate presin dritën jeshile nga Agjencia Arkeologjike, pasi kërkesat janë dërguar, agjencia kërkon të dhëna shtesë për zonat arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit.

Për të përfunduar një dosje duhet të merret miratimi nga Tirana, ?OK? nga shërbimi arkeologjik, ne kemi dërguar dokumentet dhe jemi në pritje.

Në Durrës punohet në disa lagje, në 13, 14, 15 dhe në një pjesë të lagje 17 dhe 18, pjesa tjetër e bllokuar për shkak të zonave arkeologjike.

Të bllokosh gjysmën e Kënetës është anomale, pasi ato objekte edhe nëse kanë qenë mund të jenë shkatërruar? u shpreh ai ndër të tjera.

Gjithashtu Gjuzi ka folur edhe për rastin e rrënojave që kanë dalë pas punimeve për ndërtimin e një objekti të ri të quajtur ?Velierë? pranë Torres Veneciane

Recommended