Report TV - Tirana, 97-vjet kryeqytet, Seferi: Po ndërtojmë një qytet evropian

  • 7 years ago
Në kuadër të 97-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh të rëndësishme.

Fillimisht nënkryetarët e Bashkisë, Andi Seferi dhe Abaz Hado, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të familjeve tiranase, zbuluan në zonën e Kasharit pllakatën përkujtimore në nder të asaj dite ku qytetarët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë morën në mbrojtje përfaqësuesit e organeve drejtuese të shtetit shqiptar të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes.

Ndërkaq, në sallën "Lumo Skëndo" të Bibliotekës Kombëtare u zhvillua edhe një konferencë shkencore, ku morën pjesë historianë dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të kryeqytetit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi u shpreh se ky 97-vjetor e gjen Tiranën një qytet ku punohet çdo ditë me përkushtim për ndërtimin e një qyteti evropian.

Recommended