Report TV - Berat, tërmeti i fundit i rrënoi shtëpinë, famlija apel për ndihmë

  • 7 years ago
BERAT-Tërmeti i rënë pak kohë më parë ka lënë në qiell të hapur familjen e Elezi në fshatin Palikesh të rrethit të Beratit.

Kjo familje është prekur disa herë nga fatkeqësitë natyrore, por asnjëherë nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Sot Burbuqe Elezi jeton në varfëri të plot dhe më shtëpi të rrënuar. Përveç problemeve që ka me shtëpinë ajo ka edhe dy fëmijë të sëmurë të cilët trajtohen me ilaçe.

Ndërkohë që zonja e shtëpisë e vetme, pasi burri i saj ka ndërruar jetë prej disa kohësh, përballet me vështirësi për jetën pasi e ka të pamundur të jetojë me ndihmë ekonomike pasi ilaçet e fëmijëve kanë kosto shumë të lartë.

Pavarësisht se Emergjencat Civile ia kanë nxjerrë të pabanueshme shtëpinë edhe sot e kësaj dite familja Elezi nga Pelikashi i Beratit nuk ka përfituar asgjë nga shteti.

Recommended