Report TV - Zjarri djeg shtëpinë e familjes Toska në Tropojë,banorët apel për ndihmë

  • 8 years ago
Banesa e dy familjeve në zonën e Margegajve në Tropojë është shkrumbuar nga zjarri duke lënë në qiell të hapur anëtarët e dy familjeve Toska.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, mësohet se kulla në të cilën strehoheshin dy familjet i përkasin Shpend Toskes e Përparim Toskës që tashmë është shkrumbuar.

Ndonëse shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ajo nuk ka mundur që ti shpëtojë asnjë orendi familjeve ndërkohë që karta të fundit kanë bërë apel që institucionet apo gjithkush tjetër të mund ti ndihmojë.

Familjet Shpend e Përparim Toska përbëhen nga 16 pjestarë të cilët jetojnë me një pagesë të ndihmës ekonomike, pasi janë të papunë.

Recommended