Report TV - Asllan Dogjani tenton të godasë ministrin Ilir Beqaj

  • 7 years ago
TIRANE-Seanca e Kuvendit e kësaj të enjte është përfshirë nga incidentet menjëherë pas fillimit të saj.

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka tentuar të godasë, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërhyrja e menjëhershme e Gardës ka shmangur incidentin.

Shkak për përplasjen u bënë akuzat e Dogjianit lidhur me rastin e një fëmije të sëmurë, të cilit sipas tij nuk po i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu.

Përplasja Beqaj-Dogjani është shoqëruar edhe me fjalor të rëndë e fyerje ku u përfshi edhe ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit, iu drejtua ministrit Beqaj duke e quajtur "budall".