Basha: Të protestojmë deri në rrëzimin e qeverisë

  • 7 years ago
Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë gjatë një takimi që pati me të rinjtë demokratë, Lulzim Basha foli sërish për një skenar rumun të protestave kundër qeverisë, deri në rrëzimin e saj.

Gjatë një takimi që pati me banorë të Kamzës, kreu I demokratëve tha se 18 shkurti do të jetë një lëvizje pa kthim për opozitën.

Lulzim Basha, kreu i PD-së: Të ngrihemi të gjithë bashkë në këtë lëvizje, të frymëzuar edhe nga zmbrapsja e qeverive të korruptuara në vendet europiane, e arritur vetëm përmes forcës së njerëzve dhe zërit të qytetarëve.

Por nisja e protestave të opozitës do të shoqërohet edhe me mospjesëmarrje të demokratëve në komisione, një vendim ky që mori edhe mbështetjen e grupit parlamentar./ TV KLAN

Recommended