PS kërkon shtyrjen e mandatit të Komisionit të Reformës zgjedhore
  • 7 years ago
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla i është drejtuar sërish kryetari të Kuvendit me një kërkesë për shtyrjen edhe me 2 muaj të tjerë të mandatit te tij.

Balla e zbulon kërkesën e tij në një intervistë për Televizionin Klan, pikërisht 3 dite përpara se këtij komisioni t?i skadojë mandati i shtyre në dhjetor deri në 9 shkurt.

Por përse duhen edhe 30 ditë të tjera, kur në këto dy muaj komisioni u mblodh vetëm 2 herë dhe pa mundur të miratojë asnjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Sipas Ballës marrëveshja politike mes palëve, e cila po kërkohet dhe nga zyrtarë të KE, nuk e pengon Komisionin që të vijojë punën, e lënë pezull pas bojkotit te opozitës e cila kërkon votim dhe numërim elektronik, si kusht i panegociueshëm, ndërsa i akuzon demokratët se e kane alibi këtë kërkesë që është e pamundur te realizohet në këto zgjedhje.

Balla thotë se socialistet kanë qenë të pirur për të arritur një dakordësi me opozitës dhe këtë e treguan duke hequr dorë nga kërkesa e tyre për votën e emigrantëve.
Recommended