PD kërkon ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Votimi elektronik rikthehet si pike e pare ne axhenden e demokrateve. Kryesia e grupit parlamentare vendosi qe te hënën, PD do te depozitoje ne kuvend kërkesën per ngritjen e komisionit per reformën zgjedhore, i cili duhet ti japë zgjidhje problematikes se shitblerjes se votës dhe te siguroj qe shqiptaret te votojnë ne mënyrë elektronike.

Maxhoranca ka theksuar gjithnjë se eshte gati te bashkëpunoje me PD per reformën zgjedhore, por duke kërkuar qe pjese e saj te jete edhe vota e emigranteve. Demokratet e mbështesin kete ide, por duke theksuar rendësine e elementeve qe garantojnë sigurinë e votës.


Kërkesa e opozitës ne lidhje me identifikimin biometrik te zgjedhësve, votimin e numërimin elektronik te votave, nuk është e re. Demokratet e kërkuan kete edhe gjate legjislaturës se kaluar, por maxhoranca dhe faktori ndërkombëtar nuk e pranuan, pasi zgjedhjet parlamentare ishin afër e nuk kishte kohe per te eksperimentuar. Përdorimi i teknologjisë ne zgjedhje ishte nje prej kushteve qe opozita vendosi gjate qëndrimit te saj 3 mujor ne çadren e protestës.
Recommended