Report TV - Ndrenika sfidon sëmundjen,rikthehet në skenën e Teatrit të Metropolit

  • 7 years ago
?Mendohu Xhakomino?, premiera me regji të Milto Kutalit do të rikthejë Robert Ndrenikën në Teatrin e Metropolit në Tiranë.

Kjo vepër e Luigji Pirandelos do të bashkojë artistët më të njohur të skenës si Marjana Kondin, Arben Derhemin, Klodjana Kecon e aktorë të tjerë.

Në konferencën për mediat, ku përmes provave u zbulua një pjesë e premierës, aktori Robert Ndrenika mungoi për shkak të një gripi.
Regjisori Milto Kutali shprehet se pavarësisht kësaj aktori i njohur po punon me rolin.

Pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës në këtë premierë e vlerëson edhe aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi.

Premiera ?Mendohu Xhakomino? me pjesëmarrjen veçantë të Robert Ndrenikës do të jepet më 8 shkurt.

Recommended