Report TV - Transporti publik, Veliaj: Po punojmë për t’ju ofruar shërbim më dinjitoz

  • 7 years ago
Në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urban, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrolluar cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve.

Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të inspektojë linjën e re të Kasharit, e cila i është shtuar së fundmi linjave të transportit publik në qytet, duke ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimit krahasuar me vitet e mëparshme.

Për rreth 70 minuta, Veliaj udhëtoi përgjatë gjithë linjës, e cila u vjen në ndihmë banorëve që jetojnë në disa nga zonat më të populluara të kryeqytetit, si zona e Kasharit, e Yzberishtit, dhe zona rreth Unazës së Re.

Recommended