Gurët e parë në sheshin “Skënderbej” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zvarritjesh, bllokimesh dhe tjetërsimesh, një tjetër projekt i Edi Rames, ai i qendrës pedonale, po i afrohet përfundimit. Punimet ne sheshin ?Skenderbej? tashme jane shtrire ne te gjithë sipërfaqen. Dy gurët e pare simbolike, njeri nga Tropoja dhe tjetri nga Vlora, janë vendosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Për kryeministrin Edi Rama, projekti i nisur prej tij ne 2008, sot vjen i transformuar dhe me një simbolike te veçante. Për zvarritjen disavjeçare te këtij projekti, kreu i qeverise akuzoi rivalin e tij politik Lulzim Basha, për mungese vizioni.Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se ky projekt është tjetërsuar pas konsultimeve te shumta me publikun dhe ndryshimeve klimatike. Sheshi ?Skenderbej? me një sipërfaqe pedonale prej 28 mije metrash katror, pritet te përfundoje ne qershor, para zgjedhjeve. 50% e sheshit do te jete pllake me përbërje nga te gjitha trevat e po ashtu dhe bimësia qe do te rrethoje te gjithë qendrën. Ndërsa parkimi nëntokësor me 300 vende, do te përfundojë me herët.

Recommended