Rama shkon ti dorëzojë trenjakëve të parë bonusin e bebes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Trenjakët e parë për vitin 2019 erdhën në jetë në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë. Ashtu sic ishte premtuar ata përfituan çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja secili.Ishte vete kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që i dorëzoi prindërve të fëmijëve cekun.Edi Rama?Me këtë rast sqaruam atë py?etjen e famshme, ?si është bonusi kur janë tre?? Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot?.Nga fillimi i viti janë 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Qeveria vendosi shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë.Ndërsa tani prindërit kanë mundëso ti regjistrojnë fëmijët e porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar edhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.

Recommended