“Marrëveshje e re me FMN” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode e vlerëson si të nevojshme një marrëveshje të dytë mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk është në kushtet e saj më të mira, pasi disa nga treguesit kryesor, si borxhi, financat publike e kreditë me probleme, mbartin një risk në rritje. Një vendim të ngjashëm mori edhe ish-ministri dhe qeveria Berisha ne vitin 2009, duke mos e rishikuar marrëveshjen me FMN. Por për Boden, ekonomia në atë kohë nuk kishte këto risqe. Qeveria mbaroi marrëveshjen 3-vjeçare me FMN. Forma e mëtejshme e bashkëpunimit pritet të përcaktohet pas zgjedhjeve të 18 qershorit, por sipas të gjitha parashikimeve, nuk do të ketë marrëveshje të re.

Recommended