Report TV - Ekspozita e Novecentos, Rama: “Ushqim” për shpirtin nga Italia

  • 7 years ago
?Një tryezë e shijshme me ushqim kaq special të ardhur nga Italia?. Kështu e quajti kryeministri Edi Rama ekspozitën me kryeveprat italiane të Novecentos, e cila është hapur sot në Galerinë e Arteve në Tiranë.

?Është një thënie që thotë se ?rrënjët e atdheut nuk janë në tokë, por në ushqim?. Ushqim nuk është vetëm buka, por edhe kultura që marrim. Pa artin e kulturën evropiane, identiteti ynë nuk është i plotë.
Sa më shumë art e kulturë, ngjarje të tilla, aq më shumë mundësi për krijimin e energjive pozitive te njerëzit dhe për ?ushqimin? që thotë ajo fjala e urtë?, tha Rama.

Kryeministri shtoi se kjo është një sipërmarrje e madhe, me një kosto gjigante.
?Kjo nuk është një procedurë e thjeshtë, merr anijen me mallra e silli këtu. Asnjëherë më parë nuk ka ardhur një koleksion i tillë veprash origjinale këtu. Ka më shumë se një vit që përpiqemi për t?ia arritur këtij momenti?, tha Rama.

Recommended