Report TV - 25 vjet FRESSH, Rama: PS më e madhe në zgjedhjet e qershorit

  • 7 years ago
Forumi Rinor Socialist feston sot 25 vjetorin e krijimit të tij. Në Pallatin e Kongreseve, me qëllim vlerësimin e kontribuuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme po mbahet kongresi i FRESSH-it në të cilin marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e të rinjve në Partinë Socialiste dhe është shprehur se edhe falë tyre PS në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

?Faleminderit të gjithëve që jeni akoma këtu. Testi i parë i punës do jetë nëse do jenë në sallë në fund aq sa erdhën në fillim sepse nga eksperienca salla në fund është gjysma e atyre që janë në fillim. Kjo tregon që ju nuk jeni këtu sot për kuriozitet, për figurantë, po si përfaqësues të një FRESSH-i që është në transformim. Jam i bindur që në 18 qershor PS do jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

Recommended