Ure e re në Ndroq, Veliaj: Iu vjen në ndihmë banorëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Ndroqit nuk do të shqetësohen më për kalimi nga njëra ane e fshatit ne tjetrën, pasi Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një ure të re, e cila do jetë në shërbim jo vetëm të kalimtarëve, por edhe të automjeteve. Erjon Veliaj tha se ajo do të shërbejë më së shumti për transportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.?Një urë e cila lidh 1200 banorë, njerëz punëtorë, të ndershëm, që merren me bujqësi, por që ishin totalisht të ndërprerë nga pjesa tjetër e civilizimit që përfaqëson Bashkia e Tiranës. Ndaj, sot fillojmë një projekt i cili do të mbarojë për dy-tre muaj, që është vendosja e gjithë infrastrukturës së këmbëve të urës dhe bazamentit në 60 metra në lumin Erzen. Shpresoj shumë që pranvera të na gjejë me urën e mbaruar, që produktet bujqësore të mos vijnë me kaq sakrificë për të kapur tregun në Tiranë, por të jenë të aksesueshme përmes kësaj urë. Është mëkat, fatkeqësi që jemi vonuar kaq shumë, por siç thotë shprehja: ?Më mirë vonë se kurrë?! u shpreh Veliaj.Ura e re pritet te përfundojë brenda dy muajve, ndërsa ajo ekzistuesja shërbente vetëm për këmbësorët. Për shkak të dëmtimeve, kjo e fundit ishte bërë një rrezik dhe thuajse kishte dalë jashtë përdorimit.

Recommended