Vala e të nxehtit vjen në Ballkan, temperatura deri në 41 gradë - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas temperaturave ekstremisht të larta që thyen rekordet e kohërave në Francë e Gjermani, Evropa do te marre frymë lirisht.Por vala e të nxehtit po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit.Temperaturat sipas parashikuesve të motit do të qëndrojnë nga e mërkura deri të premten në vlerat maksimale prej 35-38 gradë Celsius, me të nxehtin më therës që do të regjistrohet në pjesët qendrore të Ballkanit ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë.Kushtet ekstreme të motit kanë shkaktuar edhe disa viktima si dhe zjarre. Në Greqi, qyteti bregdetar i Kalyvia, në jug të Athinës, duhej të evakuohej pasi një zjarr i madh I shoqëruar me erëra të forta, kërcënoi jetën e banorëve.Në Prishtinë, ashtu sikurse raportojnë autoritetet, vetëm javën e fundit janë marrë rreth 4 mijë thirrje për kujdes mjekësor. Më të prekur nga temperaturat e larta janë qytetarët me probleme shëndetsore.Në Rumani është aktivizuar ?alarmi i kuq? pasi meteorologët kanë parashikuar temeperatura 42 gradë C në pjesët perëndimore të vendit.Plazhet anembanë Mesdheut do të ndihen të nxehta më shumë se normalisht, për shkak të erërave të ngrohta që vijnë nga Afrika.Vala e nxehtësisë ka shkaktuar gjithashtu zjarre në Itali, Spanjë dhe Kroaci këtë javë.Në Itali, vala e të nxehtit është pagëzuar me emrin ?Luciferi?. Në ishullin italian Sardenje, termometri shënoi 43 gradë celsius pasditen e djeshme.Vala e nxehtësisë ka shkaktuar një rritje prej 15 për qind në emergjencat spitalore në Itali dhe në 26 qytete të mëdha është dhënë alarmi maksimal nga Ministria e Shëndetësisë.Fermerët po llogarisin kostot, pasi thatësira pritet të zgjasë dhe meteorologët parashikojnë që moti i nxehtë të vazhdojë edhe për një javë.

Recommended