Tsipras: Greqia, lider ne Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras në fjalën e tij në asamblenë e përgjithshme të OKB-së nuk e ka fshehur ambicien për rolin lider të Greqisë në Ballkan. Ai theksoi se roli i Athinës zyrtare është historik në bashkëpunimin, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit.Greqia ka marrë iniciativa për të bërë Ballkanin një pjesë të qëndrueshme, të sigurt dhe të zhvilluar të Europës. Për marrëveshjen me Shkupin kemi parë se ekziston një dritare mundësie për një perspektivë në lidhje me  një çështje që ka qenë pengesë e Greqisë dhe e Evropës për rreth tre dekada. Mosmarrëveshja jonë me ish republikën jugosllave të Maqedonisë ka ardhur në fund. Greqia është lider në Ballkan dhe roli i saj historik është që të marrë masa për të udhëhequr të gjithë rajonin në një epokë të bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit. Greqia është pioniere e bashkëpunimit dhe e zhvillimit në Ballkan.Në fjalën e tij në New York, Cipras bëri të qartë synimin e tij për të kthyer Greqinë në qendrën ekonomike ballkanike.

Recommended