Report TV - Rritet dënimi, kush rreh gruan 3 vjet burg, s'tërhiqet kallëzimi

  • 7 years ago
Kush rreh gruan në mënyrë të përsëritur, edhe nëse e dëmtuara do të tërheqë denoncimin, siç ndodh zakonisht, dhunuesi nuk do t?i shpëtojë më hetimit dhe ndëshkimit. Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Projektligji, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në fillim të këtij sesioni parlamentar, parashikon rritjen e masës së dënimit për dhunuesit e përsëritur të anëtarëve të familjes, ndërsa për herë të parë, ndjekja penale nuk do të pushohet edhe nëse e dëmtuara heq dorë nga denoncimi.

Recommended