Besimtarët luten për më shumë paqe e dashuri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me qindra besimtare kremtuan momentin me te rendesishem te kalendarit kristian, edhe ne Korçe. Mesha e shenjte është mbajtur ne katedralen ?Ngjallja e Krishtit?, nga imzot Johani. Me përfundimin e meshës se Krishtlindjes, besimtaret kane bere vizita ne metropolin e Korçës. Nga katedralja e ?Shën Shtjefnit?, ne Shkodër Arqipeshkvi monsinjor Agelo Massafra ne fjalën e tij, u ndal tek nje fenomen shqetësues i ketij rajoni. Ne meshën e Krishtlindjes, Masafra u lut per te gjitha familjet qe jane ne gjakmarrje. Ndërsa Dom Ernest Troshani, nuk e ka braktisur famullinë e tij as ne meshën e Krishtlindjes. Edhe pse sot ka nje tjetër status, Dom Ernesti ka qene mbrëmjen e se shtunës ne kishën e Trushit ku besimtaret kane mbushur shtëpinë e zotit per ndjekur meshën. Edhe ne Elbasan është mbajtur mesha e krishtlindjes. Qindra besimtare kane kryer ritet fetare dhe jane lutur per me shume dashuri. Me pas kane kryer urimet tek njeri tjetri. Ndërkaq festimi i njërës nga festat më të mëdha të të krishterëve ka vazhduar edhe gjatë tërë ditës së diele.

Recommended