“BOOM”-Institucionet nuk bëhen bashkë për të luftuar informalitetin në kopshte(pjesa II,20.12.2016)

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkundër faktit se kryeministri Edi Rama ka kërkuar me VKM ngritjen e një tasforce për të luftuar informalitetin e kopshteve, institucionet nuk kanë arritur të bëhen bashkë për ta vënë në funksion.
Gazetarja e emisionit të ?BOOM? në RTV Ora News,shkoi në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit dhe në institucionin e Prefekturës lidhur me këtë çështje.
Nga kjo e fundit, e cila në fillim të këtij muaji ka marrë në dorë luftën kundër informalitetit u tha që tasforca pritet të dalë në terren brenda dy ditëve, teksa pranoi se ka vonesa në këtë drejtim.
Eniana Veli, specialiste në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit: Ka dalë një urdhër i Kryeministrit me objekt inspektimin e kopshteve publike dhe private për ngritjen e një tasforce që e kryeson zëvendës/ministrja e MAS, Nora Malaj.Jemi në proces ku ky procesi po udhëhiqet nga institucioni i Prefektit nëpër qarqe.Në këto grupe ndërinstitucionale janë anëtarë të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë Arsimore Rajonale, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Bashkia. Ne si Inspektoriat Shtetëror i Arsimit kemi targetin të kontrollojmë pikërisht jo të ashtëquajturat kopshte, por kemi targetin të kontrollojmë kopshtet e licensuara.Të gjitha institucionet duhet të luftojnë këtë dukuri që na është shfaqur këto kohët e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/institucionet-nuk-behen-bashke-per-te-luftuar-informalitetin-ne-kopshte/

Recommended