Prokuroria: 10 milionë lekë gjobë Rezart Taçit

  • 7 years ago
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 milionë lekë të reja gjobë për biznesmenin Rezart Taçi. Biznesmeni i naftës në Shqipëri akuzohet për mospagim taksash në vlerën e rreth 6 milion dollarëve për disa vite. Përvec dënimit me gjobë prokuroria ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës për të qënë admnsitrator i cdo lloj kompanie për dy vite. Sipas prokurorisë dyshohet se binzeset e Taçit për disa vite me radhë nuk kanë shlyer detyrimet ne shtet. Pavarëisht denimit biznesmeni vazhdon të jetë debitor në shtet dhe detyrimet e tij duhet ti paguajë. Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga prokuroria e Gjeneves. Dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin e kanë kallëzuar për mashtrim, falsifikim të dokumentave dhe falsifikim të vulave dhe stampave. Mësohet se autoritet zviceriane kanë sjellë letër porosi në Tiranë, ku kërkojnë informacione dhe kanë lënë detyra për të peytur disa persona.

Tv Klan

Recommended