Report TV - Meta pas takimit me Bashën: I gatshëm për të gjetur zgjidhje
  • 7 years ago
Kryeparlamentari Meta ka bërë me dije pas përfundimit të takimit se i ka kërkuar kryetarit të PD-së Basha miratim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Meta tha se e siguroi kreun e Partisë Demokratike ?për përkushtimin maksimal për të garantuar një proces parlamentar legjitim në miratimin e paketës për reformën në drejtësi?.

"I kërkova miratim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi. I shpreha kënaqësinë për mbështetjen që i ka dhënë reformës. Kam kërkuar mirkuptimin për zhvillimin e procedurave dhe miratimin e kalendarit. Basha më shprehu angazhimin e opozitës dhe ai më njohu me çështjen që mban palët pezull atë ët formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja. Në cilësinë e kreut të Kuvendit mbetem i hapur për dialog që të miratojmë sa më parë reformën më themelore dhe më të rëndësishme për Reformën."-tha Meta
Recommended