Report TV - Kelmend Balili, Manjani: Kush shkel ligjin shkon pas hekurave

  • 7 years ago
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar sot hetimet ndaj Kelmend Balilit, duke theksuar se kushdo që shkel ligjin do të përfundojë pas hekurave. Manjani theksoi se ende nuk ka një akuzë për Balilin, por nga ana tjetër informoi se operacioni policor vijon që nga muaji mars dhe autoritetet shqiptar po vijojnë një hetim të plotë.

Manjani theksoi se ende nuk ka një akuzë për Balilin, por nga ana tjetër informoi se operacioni policor vijon që nga muaji mars.

"Operacioni policor nuk është i 48 orëve të fundit, por vijon që nga muaji mars. Ministri i Drejtësisë ka një raport komplementar në raport me organet e shtetit. Kemi përcjellë të gjitha letërporositë e nevojshme. Kam dijeni dhe besoj se e gjitha kjo shkon në mënyrë zyrtare në favor të një hetimi të plotë. Publikimi i këtyre gjërave nuk i ndihmon hetimet, ndaj jemi të rezervuar në informacione", u shpreh Manjani.

I pyetur për lidhjet e Balilit me LSI, nënkryetari i kësaj force politike, Ylli Manjani deklaroi se mbështet Policinë e Shtetit në punën e saj. Sipas tij, kush ka shkelur ligjin, të shkojë pas hekurave.

"Ka mbështetjen time, policia e shtetit, policia e shtetit grek, organet e hetimit, prokurori i përgjithshëm i të gjithë institucioneve. Kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një, cilido person king, grip, i fortë, ministër, zyrtar, nëse ka shkelur ligjin do të jetë prapa hekurave", theksoi Manjani.

Recommended