Kelmend Balili, pas hekurave

  • 5 years ago
Kelmend Balili, një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri, ndodhet tashmë pas hekurave. Ai është dorëzuar mëngjesin e kësaj të marte në polici. Me anë të avokatëve të tij, i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit, ka njoftuar policinë se ndodhej në Delvinë dhe ishte gati të vetëdorëzohej. Më pas kanë qenë familjarët e 45-vjeçarit që kanë vazhduar negociatat me drejtuesit e lartë të policisë për dorëzimin e tij.

Ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veli që është nisur drejt Delvinës dhe e ka shoqëruar në kryeqytet Balilin.

?Klement Balili u ndalua në Delvinë dhe më pas u transportua drejt Tiranës nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Fillimisht u shoqërua në Komisatiatin Numër 6 dhe më pas u transportua në Drejtorinë e Policisë?.

Ministri i Brendshëm, në një deklaratë për mediat tha se operacioni për dorëzimin e Balilit kishte qenë i gjatë dhe i ndërlikuar. Ndërsa avokati mbrojtës i Balilit, Theodhori Sollaku tregoi se klienti i tij u vetëdorëzuar kur u plotësuan kushtet.

I ashtuquajturi ?Eskobari i Ballkanit? akuzohet nga prokuroria për trafikim të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal, refuzim për deklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

Dosja e tij tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dorëzimi i Balilit vjen dy javë përpara se të skadonin afatet hetimore ndaj tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda është ndërkohë në pritje të letër-porosive nga Greqia, vendi që zbuloi me ndihmën e DEA-s amerikane, se ai ishte një ndër drejtuesit kryesorë të një rrjeti të gjerë të shpërndarjes së kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Tv Klan

Recommended