Report TV - Reforma në të drejtën e autorit Ikonomi: Të ruhen markat shqiptare

  • 7 years ago
26 Prilli, Dita Botërore e Pronësisë intelektuale u manifestua me një konferencë për Reformën në sistemin e pronësisë intelektuale të organizuar nga Ministria e Turizmit, Ministria e Kulturës zyra shqiptare e të drejtave të autorit dhe drejtoria e përgjithshme e patentave dhe markave. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me zyrën europiane të patentave dhe Ambasada Amerikane.


Ministrja e turizmit Milva Ikonomi në fjalën e saj përshëndetëse foli për mekanizmat rregullatorë që ndalojnë cenimin i titullarëve të të drejatev të autorëve. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për përgjesinë e krijimit të një transparence në lidhje me tre partnerët në fushën e të drejtave: autorë- agjenci-përdorues.

Ndërsa përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Don Braën, foli për sigurimin e një ambienti të përshtatshëm për çështjen e të drejtave të autorit.

Brawn u shpreh - "ligji duhet të veprojë në një mënyrë të tillë që të drejtat të jenë të qarta dhe të mundësojë që të shmanget korrupsioni. Ne kemi investuar 1,8 milionë euro për të drejtën e autorit, që të garantohet në mënyrë të plotë e drejta pasurore dhe e drejta e riprodhimit.

Konferenca do të vijojë gajtë ditës për të trajtuar ëm tej risitë që sjell ligji 35/2016 për të drejtën autorit dhe rëndësinë e mbrotjes së të dretës së autorit për ekomonimë shqiptare.

Recommended