Kroçerat drejt Shqiperise - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria pritet të përballet me një bum të numrit të turistëve që do të vijnë me Kroçera gjatë vitit që vjen. Pas mbylljes se porteve në Stamboll për efekt sigurie, turet e kroçerave duket se do të ndryshojnë itinerar, duke kaluar nga ishujt grek e me më pas në portin e Sarandës. Por Shqipëria duket e papërgatitur për të pritur këtë fluks, jo vetëm për shkak të kapaciteteve, por edhe të kuadrit ligjor, i cili kërkon kohë për zbatim. Drejtorja e Turizmit në Ministri, Sonja Popa, thotë se ka nevojë për një koordinim mes tre ministrive me qëllim përmirësimin e shërbimit në dy portet kryesore në vend në Durrës dhe Sarandë.Ne 2016, port i Sarandës u vizitua nga emra të njohur të anijeve turistike, të cilët sollën mijëra vizitorë në Shqipëri. Një nga sfidat e mëdha të turizmit shqiptar është që këta turistë, të qëndrojnë më shumë se një ditë në vendin tonë, duke kontribuar më shumë në ekonomitë lokale e për rrjedhojë edhe në sektorin turistik.

Recommended