Përcillen për në banesën e fundit dy fëmijët, flet nëna: U grindëm, ika në Greqi për të gjetur punë

  • 8 years ago
Një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në Korçë, ku 41 - vjeçari Naum Toshi vrau dy fëmijë përpara se t'i jepte fund jetës së tij, policia ndalon bashkëshorten e tij, Marsela Toshi.

24 - vjeçarja ka qenë në Greqi në kohën që ndodhi ngjarja dhe është kthyer menjëherë, por që në kufi është ndaluar nga policia. Ajo është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku edhe i është komunikuar nisja e procedimit penal për braktisje të fëmijëve të mitur.

Përpara hetuesve, ajo ka treguar se ishte larguar në Greqi, me qëllim për të gjetur një punë dhe një banesë, në mënyrë që më pas të merrte atje edhe bashkëshortin me fëmijët. Marsela Toshi ka pohuar se ditën e diel ishte grindur me bashkëshortin dhe kishte vendosur të ikte në Greqi.

Recommended