Flet nëna e vajzës që u vra dhe u gropos nga i ati në kopshtin e shtëpisë në Greqi: Dua ta qaj këtu
  • 5 years ago
BERAT - Vrasja e 28-vjeçares shqiptare nga babai i saj në Greqi i cili më pas groposi në kopshtin pranë shtëpisë trupin e pajetë, tronditi mbarë opionionin publik jo vetëm në shtetin fqinj, por edhe në Greqi (Lexo këtu). Prindërit ishin divorcuar disa vite më parë dhe Anxhelina Petro jetonte me babain e saj Aleko Petro në Alepou të Korfuzit. Pjesa tjetër e familjes ndodhet në Berat. Report Tv ka kontaktuar me nënën e vajzës, Xhezmije Hoxhallari e cila shprehet se të bijën, Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Ajo kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Berat pranë familjes, ndërsa ka edhe një apel për drejtësinë që të japë dënimin e merituar për ish-bashkëshortin e saj.

Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën. Vetëm flisnim në telefon. Apeli im është që trupi i vajzës të kthehet në Berat për varrimin. Drejtësia të vihet në vend për ish-bashkëshortin. Nuk dimë asgjë, se u dashurua, se çfarë.Ata prunë njerëz, erdhën këtu. Por unë nuk dua ta qajnë atje, dua këtu në shtëpinë time ta qaj. Tërë jetën nuk ma lanë ta takoj. Të vetë tani ta qaj tek kriminelët jo. Të jetë femra 28 vjeçe dhe të vritet kështu, nuk e shpjegoj dot.

Xhezmije Hoxhallari, nëna e Anxhelina Petros
Recommended