Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për rrugën Durrës-Kukës

  • 8 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi nga Kukësi anulimin e tarifave konçensionare për Rrugën e Kombit. Gjatë një takimi që zhvilloi me demokratët kuksianë, Basha e akuzoi qeverinë se ka braktisur këtë zonë duke u vënë në shërbim të krimit dhe klientëve të pushtetit.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Kukësi është në varfëri të plotë. Papunësia ka prekur çdo familje dhe rreth 6 mijë prej tyre jetojnë me ndihmë sociale. Pagesa që qeveria vendosi për Rrugën e Kombit do të dyfishojë çmimin e biletës të udhëtimit, do të rrisë koston e lëvizjes së mallrave, dhe do t?i izolojë kuksianët nga pjesa tjetër e vendit. Ju premtova kuksianëve se unë dhe Partia Demokratike nuk do të pranojmë që ata të paguajnë për Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit duhet të jetë e lirë, duhet të jetë rruga që na bashkon dhe jo rruga që na izolon.

Basha kërkoi nga demokratët e Kukësit të bëhen pjesë e reformimit të partisë, proces që sipas kreut të opozitës duhet të nisë nga analiza e gjendjes në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e keqqeverisjes.