Report TV - Rama:Sulmet kundër Trump? Më prekën deklaratat ndaj Kosovës

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot deklaratat e tij kundër Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, Rama tha se është ndjerë i prekur nga qëndrimet e Trump kundër Kosovës, myslimanëve dhe emigrantëve.

"Për Trump, unë jam shprehur si kandidat, sepse më kanë prekur si shqiptar, qytetar i këtij vendi, deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe s'jam i vetmi, jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij ku u përfshi e gjithë bota", u shpreh Rama.

Recommended