Report TV - Flet futbollisti shqiptar në Itali: Tmerri që përjetuam nga tërmeti

  • 8 years ago
Futbollisti shqiptar Altin Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv nga komuna e Montegranaro, 15 km larg epiqendrës ku u regjistrua tërmeti në Itali, i traumatizuar nga lëkundjet e forta sizmike u shpreh se situata është katastrofike, pasi shumë banesa janë shembur, por nuk ka viktima.

Altin Hoxha thotë se në momentin që ra tërmeti ishin në gjumë dhe se lëkundjet zgjatën 5-6 sekonda.

"Ishim në gjumë kur ndodhën lëkundjet, dolëm me vrap nga dhomat, ishim shumë të traumatizuar, mendonim se nuk do të mbaronin kurrë dridhjet, pasi zgjati gati 5-6 sekonda.

Edhe tani ndodhemi në panik, nuk e dimë se cfarë do të ndodhë. Edhe këtë natë do të flemë jashtë, pasi banesat janë dëmtuar.

Jemi 15 km larg epiqendrës ku u regjistrua tërmeti. Lëkundet e mëngjesit ishin katastrofë, shyqyr që nuk ndodhi në darkë.

Shyqyr Zotit ka vetëm dëme materiale. Shpresojmë që të mos ketë më dridhje në orët në vazhdim" shprehet Hoxha.

Recommended