Aksion antidrogë në Fushë-Krujë/Asgjësohen 6 mijë bimë kanabis, 4 në pranga

  • 8 years ago
Rreth 6 mijë rrënjë kanabis janë shkatërrura nga policia në një aksion antidrogë të përbashket me Prokurorinë e Krujës. 4 persona u arrestuan nga policia si organizatorë dhe kultivues të lëndës narkotike, e cila ishte e mbjellë në zonën e Bubqit në Fushë - Krujë. Në pranga ka rënë Elton Kadiu, Elton Bababi organizatorët, Elton Baroka, personi që siguronte puntorët dhe Idajet Gashi, shoferi që i transportonte.