Veliaj, inspektime në rrugën “Ali Demi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ditmir Bushati, inspektoi mbylljen e punimeve, për Rrugën ?Ali Demi?. Kryebashkiaku theksoi se ky është një nga projektet kryesore që synon përmirësimin e infrastrukturës në njësinë nr.1, pasi sipas tij së shpejti nisin punimet edhe për disa projekte të tjera. Veliaj tha se Bashkia është duke punuar në disa ura mbi lumin e Lanës, në mënyrë që sipas tij jo vetëm qendra e Tiranës të ketë infrastrukturë, por edhe zonat periferike.?Kam një lajm të mirë edhe për urën e Shkozës, e cila do të jetë investimi i radhës i bashkisë në këtë zonë?, ?Sot njësia nr. 1 ka më shumë banorë se qyteti i dytë apo i tretë i Shqipërisë dhe në këtë sens meriton të trajtohet si një qytet më vete. Ambicia jonë është që Shkoza, e gjithë zona e ?Ali Demit?, të jetë pjesë e Tiranës policentrike. Do të thotë që të ketë mjaftueshëm infrastrukturë për të funksionuar si të ishte një qytet më vete, me shkolla e institucione të tjera arsimore, por sigurisht edhe me infrastrukturën e nevojshme që e bën këtë një pjesë të Tiranës policentrite.?Veliaj bëri të ditur se projekti për ndërtimin e 20 shkollave të reja do t?i vijë në ndihmë edhe njësisë nr. 1, për të siguruar institucionet e duhura arsimore edhe për banorët e kësaj zone. Rehabilitimi i rrugës ?Ali Demi? në një gjatësi prej rreth 2 km, por edhe i rrugëve ?Emin Harizi? dhe ?Shemsi Haka? që janë përreth fushës ?Ali Demi?, iu vjen në ndihmë rreth 55 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Recommended