Report TV - Guroret e paligjshme, masakër në Parkun Kombëtar të Dajtit

  • 8 years ago
Në majën e Priskës në Malin e Dajtit po kryhet një masakër mjedisore. Kompani të licencuara nga Ministria e Mjedisit në mënyrë abuzive dhe kompani fantazmë që punojnë pa leje, gërryejnë çdo ditë parkun kombëtar të Dajtit, për të nxjerrë gurë gëlqerore dhe pa u shqetësuar nga asnjë institucion shtetëror.

Report TV ishte në guroret ku nxirret guri gëlqeror. Prania jonë ka shqetësuar menjëherë punonjësit e këtyre kompanive, të cilët na kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës.

Kjo masakër mjedisore mund të dallohet fare qartë edhe në ?Google Maps?, ku duken zonat që janë zhveshur nga pyjet.

Ndërkohë jashtë kamerave banorët e fshatit Kasall thonë se eskavatorët dhe kamionët punojnë gjatë gjithë kohës.

Në këtë gurore bëhen shpërthime gjatë natës dhe ditën vijohet me transportin e gurëve.

Recommended