Report TV - Projektligji, 34 mijë mësues tek psikiatri, test për punën

  • 8 years ago
Nuk do të ketë qetësi dhe siguri për 34630 punonjës arsimorë. Krahas rritjes së pagës me 10 për qind, për mësuesit shtohen edhe sfidat për të mbajtur vendin e punës. Mësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional.

Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ndryshon ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

Drafti është propozuar nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Drafti synon identifikimin e mësuesve të dhunshëm, mësuesve me çrregullime mendore, me devijime të personalitetit, mësues pedofilë, maniakë etj., për t?u ndërprerë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Recommended