Report TV - Kundër taksës në rrugën e Kombit qytetarët protestë-marshim në Kukës

  • 8 years ago
Qindra qytetarë, përfaqësues të pushtetit lokal, shoqatave që mbrojnë të drejtat biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një protestë marshim kundër aplikimit të taksës në rrugën e Kombit.

Marshimi ka nisur nga qendra e qytetit deri në fund të tij ku përmes pankartave në duar dhe thirrjeve të ndryshme i kanë kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve që qarkun e Kukësit të mos e përfshijnë në pagesën e taksës që pritet të vendoset për kalimin në rrugën e Kombit.

Recommended