Report TV - Rama-fermerëve: Aplikoni për kredi të buta, zhvillim bujqësisë

  • 8 years ago
Edhe nga Manza e Durrësit, kryeministri Edi Rama ftoi sërish fermerët që të aplikojnë për kredi të buta pranë Fondit të Garancive Bujqësore.

Kryeministri ka deklaruar se qeveria do vijojë reformat në mbështetje të fermerëve, ndërsa kërkoi që edhe këta të fundit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
"I kemi të gjitha mundësitë që me tokën, klimën, ujin, pozitën gjeografike që kemi, mund të bëjmë sukses në bujqësi. Patjetër që thelbi është të bashkojmë fort, duke bashkuar interesat dhe jo duke u bashkuar për parti e imponim nga shteti, por duke bashkuar interesat. Ne kemi krijuar një Fond Kombëtare Garancie për Bujqësinë për t?i dhënë mundësi fermerëve që të mund të marrin kredi të buta duke i përdorur bashkitë si ndërmjetës mes fermerëve dhe bankave", u shpreh Rama.

Recommended