Report TV - Fier, Rama-fermerëve: Paraqisni projekte, përfitoni kredi nga FGK

  • 8 years ago
Kryeminsitri Edi Rama fton fermerët të paraqesin projektet e tyre për të përfituar kredi nga fondi I garancive kombëtare ndërsa u ndal në një takim me fermerë të vajkanit në Fier. Ndërkaq në kuadër të projektit të rilindjes urbane shefi I qeverisë u ndal në Roskovec dhe në dy shkolla të fierit. Gjatë një takimi me maturantë kryeministri I siguroi ata se sistemi I aplikimit për studimet e larta garanton vlerësimin në bazë të meritës.

Programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore janë nismat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.

Në kuadër të këtyre projekteve kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me fermerë në Vajkan të Fierit, ku inkurajoi fermerët të hartojnë projekte e të përfitojnë kredi që ndërmjetësohen nga fondi i garancive kombëtare për bujqësinë.

Gjatë viztës në Fier kryeministri u ndal në dy shkolla në atë 9 vjeçare ''Andon Xoxa? e cila është rikonstruktuar totalisht me një fond prej 33 milionë lekë.ndërsa ndoqi nga afër riknonstruksdionin e shkollës së mesme ?Janaq Kilica? kryeministri gjatë një baskëbisedimi me maturantët i siguroi se sistemi i ri i aplikimit për studimet e larta garanton vlerësimin e meritës.

Recommended