Report TV - Shkodër, Jozef Jozef Mujeci mbërrin nën masa të rrepta sigurie në gjykatë

  • 8 years ago
E qëllova për vetëmbrojtje?, kështu ka deklaruar para gjykatës së Shkodrës Jozef Mujeci, 21-vjeçari që qëlloi për vdekje me plumb në ballë, 47-vjeçarin Genc Mhillaj, babai i katër fëmijëve.

21- vjeçari ka dëshmuar para gjykatës se nuk kishte ndër mend ta vriste Mhillajn, por sipas tij, viktima ishte i armatosur dhe e ka kërcënuar me armë. Në seancën me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, gjykata pavarësisht dëshmisë së 21-vjeçarit, ka vendosur masën ?arrest me burg? ndaj tij.

I pyetur rreth bashkëpunëtorëve të tij, ai ka mohuar që së bashku me të të ketë qenë dikush tjetër, ndersa policia dhe prokuroria kanë shpallur në kërkim edhe dy shtetas tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin e pritës për 47 vjeçarin.

Avokati mbrojtës i 21-vjecarit ka kundërshtuar masën ?arrest me burg? dhe akuzën se vrasja është kryer me paramendim, pasi sipas tij Mujeci ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Vrasja e 47-vjeçarit Genc Mhillaj e kishte zanafillën tek një konflikt i ndodhur midis autorit dhe viktimës 3 ditë përpara ngjarjes së rëndë në fshatin Torovicë të Lezhës.

Recommended