Report TV - PD: Kushtetuesja të pezullojë "Vettingun", të shprehet Venecia

  • 8 years ago
Partia Demokratike ankimon sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin e "Vettingut" i miratuar nga Kuvendi gjatë seancës së jashtëzakonshme të 30 gushtit. Shqiptarja.com ka siguruar kërkesën demokratëve, të cilët pretendojnë se ndërhyrja e qeveria cenon pavarësinë e organeve të vlerësimit.

"Ndërhyrja me rol aktiv i institucioneve të treta, të varura apo nën ndikimin e politikës apo pushtetit ekzekutiv, përbën cenim të kompetencës kushtetuese të organeve të rivlerësimit, si dhe rrezik potencial të përfitimit politik nga procesi të mazhorancës aktuale, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ligji ka asgjësuar thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria, siç janë ILDKPKI, DSIK, Shkolla e Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e Brendshme", thuhet në kërkesën e PD.