Report TV - Moratoriumi i pyjeve, kuksianët rrezikojnë të mbeten pa dru në dimër

  • 8 years ago
Banorët e Qarkut të Kukësit rrezikojnë që të mbeten pa lëndë drusore, që e përdorin për ngrohje gjatë dimrit,dhe shkak për këtë është bërë moratorium 10-vjeçar në pyje i vendosur nga Ministria e Mjedisit.

Në prag të stinës së dimrit banorët ende nuk I kanë blerë drutë e zjarrit dhe thonë se janë në dilemë se si do ti sigurojnë ato.

Përveç kësaj, e vetmja pikë tregtimi e licensuar për shitjen e lëndës drusore ka rritur çmimin e druve që përdoren për ngrohje, por banorët ankohen për cilësinë e tyre.


Aktualisht një metër kub dru zjarri kushton 2.500 deri në 3.500 lekë të reja, ndërkohë që ngrohja me energji elektrike është e pamundur për të përballuar temperaturat e ulëta të dimrit që po vjen.

Recommended