1 mije naftetare te Ballshit rrezikojne te mbeten pa pune

  • 6 years ago
1 mijë punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh rrezikojnë sërish të mbeten pa punë.

"Tosk Energy", kompania e cila ka vënë në punë rafinerinë, mund ta mbyllë atë, pasi  rezulton me 12 milionë Dollarë humbje në 6 muaj, si pasojë e mungesës së lëndës së parë.

Përfaqësuesit e saj bëjnë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium se nuk u siguron sasinë e nevojshme të naftës bruto, siç përcaktohet në kontratën që ata kanë nënshkruar 6 muaj më parë.

Recommended